Bota

Sulmohet me dron një rezervuar nafte në një aeroport në Kursk të Rusisë

Gazeta Si – Përsëri një dron, sërish në territorin rus. Përsëri kundër infrastrukturës ushtarake të Moskës.

Në orët e fundit, një dron sulmoi një aeroport në rajonin rus të Kursk, në kufi me Ukrainën: këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale guvernatori i rajonit, Roman Starovoyt.

Të hënën, Ministria e Mbrojtjes e Moskës akuzoi Ukrainën për përpjekje për të goditur objektiva brenda territorit të Federatës Ruse – një ose ndoshta dy baza armike, në një distancë shumë të madhe nga territori ukrainas.

“Si rezultat i një sulmi me dron në zonën e aeroportit Kursk, një rezervuar karburanti mori flakë. Nuk ka viktima”, shkroi Sarovoyt, pa specifikuar origjinën e dronit dhe shtoi se operacionet për shuarjen e flakëve janë ende duke u zhvilluar.

Ukrainasit “mund të kenë përdorur një dron të ri kamikaz për të goditur më shumë se 450 kilometra nga kufiri: një veprim spektakolar i mbështjellë, si zakonisht, nga një perde tymi”, shkruajnë mediat për sulmin e djeshëm.

“Disa javë më parë, kompania “Ukroboronprom”, njoftoi se kishte krijuar një avion të ri pa pilot me një distancë prej gati një mijë kilometrash: në bordin e një koke 75 kilogramësh dhe pajisje për të kapërcyer kundërmasat, një sistem për t’iu përgjigjur goditjeve të pandërprera të vendosura nga gjenerali Surovikin, komandanti i Ushtrisë.

Dhe është e mundur që “shigjeta” e re të jetë përdorur për të shënjestruar pistën ajrore Engels-2 në Saratov, në territorin rus, 750 kilometra nga kufiri ukrainas, i përdorur nga bombarduesit strategjikë Tu-95 të përdorur pikërisht në fushatën terroriste. Disa avionë mund të kenë pësuar dëmtime.

Goditja e dytë kishte të bënte me vendqëndrimin Ryazan, 185 kilometra në juglindje të Moskës, i cili strehon qendrën e trajnimit për aviacionin me rreze të gjatë dhe avionët cisternë.

Këtu versioni ndryshoi gjatë ditës: fillimisht u fol për një cisternë të hedhur në erë dhe tre të vdekur, më pas burimet lokale raportuan dëme edhe në avionë.

Hipoteza se blitz-i nuk u krye me një armë moderne, por me një dron të vjetër zbulimi (të modifikuar), Ty 141, i dizajnit sovjetik, u shfaq gjithashtu mediat lokale. Nuk dihet ende se çfarë arme është përdorur në sulmin e sotëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë