Politike

Kush abuzoi më shumë me fondet në zgjedhjet e 2021? PS në vend të parë, partia e Metës me raport të rregullt  

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka gjobitur partitë kryesore në vend, (por jo vetëm), me argumentin se kanë abuzuar me fondet e partisë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Ilirjan Celibashi njoftoi se Partia Socialiste gjobitet më shume me 5 milionë lekë, ndërsa Partia Demokratike me 700 mijë lekë.

“Gjetjet dhe sanksionet që propozojmë janë të trajtuara dhe reflektojnë interesin e KQZ për ta administruar këtë aspekt të procesit zgjedhor ashtu siç do të duhej pa pasur asnjë lloj interesi politik apo droje nga askush.

Bazuar në gjetjet, vendos miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021”, tha Celibashi.

Partia e Lirisë, ish-Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka marrë gjobë dhe është e vetmja forcë politike me raport të rregullt.

Gjobat e partive politike

PS – 5 mln lekë

PD – 700 mijë lekë

PDK – 100 mijë lekë

LZHK – 600 mijë lekë

Kandidati Fitimtar Lala i partisë ‘Lëvizja e Re’ – 195 mijë lekë;

Lëvizja Legaliteti – 500 mijë

PR – 500 mijë Lekë

Balli Kombëtar Demokrat – 500 mijë lekë

PBPP – 600 mijë lekë

Nisma Thurje – 600 mijë lekë

Bindja Demokratike – 600 mijë lekë

Lëvizja Demokratike – 600 mijë lekë

PSD – 600 mijë lekë

Balli Kombëtar – 600 mijë lekë


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë