Gazeta Si – “Nëse më heq të ardhurat e ndihmës sociale, do të të vras ty dhe vajzën tënde”. “Duhet vdekja juaj dhe e vajzës”. “Vërtet kujdes, ndalo me këtë gjë për heqjen e të ardhurave bazë, përndryshe do të të vras, a e kupton?”.
Këto janë disa nga mesazhet e postuara nga një përdorues i vetëm, të raportuara në Twitter, të cilat kanë përmbajtje të ngjashme me të tjerat, të ardhura gjithmonë përmes rrjeteve sociale dhe drejtuar kryeministres Giorgia Meloni për zgjedhjet e qeverisë për mbështetjen ekonomike të familjeve në nevojë.
Në dispozicion të prokurorisë së Sirakuzës, policia kreu një kontroll në shtëpi dhe IT e pronarit të llogarisë në Tëitter, nga e cila buruan postimet kërcënuese: është një 27-vjeçar, i papunë, me banim në qytetin sicilian, tashmë nën hetim për dhunë të rëndë private ndaj kryeministres.

Agjentët nga Roma, kishin zbuluar në llogarinë e Giorgia Melonit publikimin e postimeve të kërcënimeve me vdekje për anulimin e të ardhurave bazë, më pas operatorët e Qendrës së Sigurisë Kibernetike të Sicilisë Lindore të Shërbimit Postar dhe agjentët e Digos, proceduan me sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe llogarisë sociale të përdorur nga burri.
Ai i ka kërcënuar disa herë Giorgia Melonin dhe vajzën e saj Ginevra, duke mbyllur edhe llogarinë zyrtare të “Palazzo Chigi”-t. Solidariteti me kryeministren Meloni ka qenë i menjëhershëm nga të gjitha fraksionet politike në Itali.

Vëllezërit e Italisë mbështetën kryeministren, duke treguar frikën si pasojë e klimës së urrejtjes, të nxitur veçanërisht nga Lëvizja 5 Yjet dhe lideri i tyre: “Nxitja e zemërimit social për të mbledhur disa vota është e rrezikshme. Shpresoj që Giuseppe Conte të mendojë për këtë për një minutë dhe t’i dënojë këta njerëz të dhunshëm pa hezitim”, shkroi në Twitter Sekretari i organizatës, Giovanni Donzelli.
“Afërsia dhe solidariteti me kryeministren Giorgia Meloni për kërcënimet shumë të rënda me vdekje të adresuara nëpërmjet rrjeteve sociale ndaj saj dhe familjes së saj nga përfituesit e supozuar të të ardhurave bazë, – tha nënsekretari për zbatimin e programit qeveritar Giovanbattista Fazzolari. – Ky episod i papërshkrueshëm është produkt i klimës së urrejtjes të nxitur nga tregimi i rremë i atyre që përpiqen të fitojnë lehtësisht konsensus mbi shqetësimin shoqëror. Dhuna dhe kërcënimet nuk do ta ndalin një grua të guximshme si ajo, e angazhuar për të ringjallur Italinë pas vitesh qeverish të këqija”.
Il lavoro ti può portare ovunque, mentre il reddito di cittadinanza ti lascia dove sei.
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) December 6, 2022
E noi abbiamo scelto di credere nell’Italia e negli italiani. #gliappuntidiGiorgia pic.twitter.com/BGf22DYUjV
Partia e kryeministres u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike që të solidarizohen dhe të refuzojnë kërcënimet me përbuzje.
“Një përqafim për Giorgia Melonin dhe vajzën e saj për kërcënimet e rënda që kanë pësuar. Fjalë shumë shqetësuese të mbushura me urrejtje. Nëse dikush mendon të ndikojë me dhunë në veprimin e kësaj qeverie, e ka shumë gabim. Shpresoj një dënim ndaj autorit të incidentit”, shkruan zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.
Për Lega Nord, deputetja Laura Ravetto, sulmon: “Shpresoj që autorët e këtij akti të turpshëm të identifikohen sa më shpejt. Është e qartë se është e nevojshme të luftohet një klimë në rritje urrejtjeje e nxitur nga ata që nuk e pranojnë demokracinë”.
🔴 Minacce inaudite che lasciano sbigottiti. La nostra solidarietà al Presidente del Consiglio Giorgia #Meloni pic.twitter.com/tbT8qbSYrJ
— Fratelli d'Italia 🇮🇹 (@FratellidItalia) December 7, 2022
“Solidaritet për presidenten Giorgia Meloni për kërcënimet e tmerrshme të adresuara nëpërmjet rrjeteve sociale ndaj saj dhe familjes së saj. Dënojmë ashpër çdo klimë urrejtjeje”, shkruan kryetarja e senatorëve të Partisë Demokratike, Simona Malpezzi në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje