Gazeta Si – Nga 300,000 të mobilizuar në Rusi, 150,000 janë vendosur në zonën e operacionit ushtarak në Ukrainë dhe nga këto 77,000 janë në njësi luftarake.
Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin i cituar nga agjencia RIA Novosti. “Të flasim për disa masa shtesë mobilizimi, thjesht nuk ka kuptim, nuk ka nevojë”. Për sa i përket konfliktit, Putin shpjegoi se “operacioni special ushtarak në Ukrainë mund të bëhet një proces afatgjatë”.
Duke parë kundër-ofensivën ukrainase falë edhe ndihmës ushtarake perëndimore, Putin shtoi se kërcënimi i luftës bërthamore “po rritet”. Duke specifikuar se megjithatë Rusia i konsideron armët bërthamore si një “mjet mbrojtës” për t’iu përgjigjur një sulmi të mundshëm.
Ai ka thënë se Rusia do të luftojë për të mbrojtur interesat e saj duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion.
Duke folur në një seancë për të Drejtat e Njeriut, presidenti rus tha gjithashtu se Perëndimi e ka trajtuar Rusinë si një vend që nuk ta drejtë të ekzistojë.
“Kjo është ajo me të cilën kemi të bëjmë. Mund të ketë vetëm një përgjigje nga ana jonë, një luftë e vazhdueshme për interesat tona kombëtare. Ne do ta bëjmë këtë“, tha Putin.
Ndërkohë, Kongresi Amerikan ra dakord për të paktën 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Kievin vitin e ardhshëm, sipas ligjit të shpenzimeve të mbrojtjes prej 858 miliardë dollarësh, të rënë dakord në parlament pas negociatave të gjata.
Masa autorizon gjithashtu deri në 10 miliardë dollarë gjatë pesë viteve për mbrojtjen e Tajvanit dhe 11.5 miliardë dollarë investime të reja për të forcuar përpjekjet parandaluese në Paqësor, sipas mediave amerikane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje