Politike

Pas Brukselit Rama viziton Azerbajxhanin, takohet me Presidentin Aliyev

Pas Brukselit Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Azerbajxhan.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan në kuadër të kësaj vizite u takua në Baku me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Rama theksoi se, në këtë takim u bë një bilanc i ecurisë së marrëdhënieve mes dy vendeve pas vizitës së Aliyev në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi.

Gjithashtu, në këtë takim Rama falënderoi Aliyev për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë.

Në këtë vizitë Rama shoqërohet nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë