Kryetari i PD-së, Sali Berisha, nuk e ka ndërruar stafin e tij të sigurisë pas goditjes me grusht nga një qytetar në mes të Bulevardit ditën e 6 dhjetorit.
Ai u ul kah kryetarit të Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferrit, Flamur Nokës dhe Jozefina Topallit në aktivitetin e organizuar në Ditën Kombëtare të Rinisë. Pa hequr në asnjë moment nga sytë një palë syze që rrallë në vitet e tij i ka vënë, Berisha tha gjatë fjalës së tij se kauza nuk vdes kurrë.
“Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë. Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë. Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë!
Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim.









Mjerë ti që ke prekur votën tonë!”, tha Berisha. Sipas tij, PD është futur në një fazë të dytë tashmë pas primareve.
“Ju mbyllni këtë Kuvend të mrekullueshëm, PD mbylli primaret.
Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik, me këtë pushtues që ushtron gjenocid mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Koha në fton: aksion, aksion dhe vetëm aksion.
E keni të qartë se liria na fton: sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë.
Unë jam i bindur se ju e keni të qartë, se çfarëdo të bëjmë ne për Shqipërinë, ajo bën 100 herë më shumë për ne, prandaj ne do i dalim zot asaj, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje