Pas vizitës të mërkurë në Bruksel, të enjte në Baku, këtë të premte Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në TRT World Forum që mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.
Kryeministri ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ky forum ku ka takuar edhe presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Rama shkruan se forumi është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale.
Më pas, gjatë fjalës së mbajtur ai vlerësoi angazhimin e Turqisë si negociatore në luftën që Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë.
“Po e ndaj me ju bindjen time, se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me Ukrainë, por është një agresion ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike, inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike. Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tonë.
Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që I hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë. Turqia është çelësi për stabilitetin në Europë. Nëse imagjinoni në një moment, që në një mënyrë të tmerrshme Europa dështoi dhe u mbrojt pikërisht nga Turqia”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje