Gazeta Si – Në Mal të Zi, prokurori Sasha Çagjenoviç u arrestua të premten me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit. Ai akuzohet “për krijimin e një organizate kriminale dhe shpërdorim të detyrës”.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, dyshohet se Çagjenoviç, “në periudhën nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022 ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.
Prokurori Çagjenoviç është i njohur për publikun malazez nga procesi gjyqësor, për të ashqutuajturin “grusht shteti”, që është mbajtur që nga viti 2017 në Gjykatën e Lartë në Podgoricë kundër një grupi prej 13 të pandehurish, mes të cilëve ishin udhëheqësit e Frontit Demokratik pro-rus, si dhe punonjës të sigurimit rus.
Në vitin 2019, kjo gjykatë i dënoi të pandehurit 70 vjet burg në total, por Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin dhe gjykimi u kthye në themel.
Rigjykimi për këtë rast është shtyrë disa herë për shkak të kërkesës për shkarkimin e prokurorit Sasha Çagjenoviç, ndërkohë që seanca e radhës është caktuar në janar të vitit që vjen./VOA/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje