Gazeta Si – Ish-presidenti i Gjeorgjisë dhe armiku i betuar i Putinit, Mikheil Sakashvili, i burgosur në Tbilisi me gjashtë vjet burg, kërkon ndihmë nga presidenti francez Emmanuel Macron: “Kam luftuar gjithë jetën për lirinë dhe reformat në Gjeorgji dhe në Ukrainë dhe kundër politikës imperialiste ruse. Putini më konsideron si një nga armiqtë e tij kryesorë. Ai më premtoi publikisht se do të më vriste (…) Më helmuan në burg. Unë po vdes, nuk më ka mbetur shumë kohë”.
Sakashvili ia dërgoi letrën të shkruar me shkrim dore të pasigurt dhe të paraprirë nga shkurtesa SOS, korrespondentit në Tbilisit të gazetës francize, “Le Monde”.

Saakashvili, 54 vjeç, ishte një nga protagonistët e lëvizjeve pro-evropiane dhe anti-ruse në hapësirën ish-sovjetike, mes kthesave, rënieve nga hiri dhe ringjalljeve.
I lindur në Gjeorgji në kohën e BRSS, pasi studioi në Shtetet e Bashkuara dhe bëri debutimin e tij profesional në një firmë ligjore në Nju Jork, në mesin e viteve 1990 ai u kthye si bashkëpunëtor i presidentit të atëhershëm Chevarnadze përpara se ta linte atë dhe të merrte pjesë në “revolucioni i trëndafilave” në vitin 2004. Presidenti i Gjeorgjisë nga viti 2004 deri në 2013, Sakashvili më pas u bë shtetas ukrainas në vitin 2015 dhe guvernator i rajonit të Odesës, për shkak të një marrëdhënie aleance që më vonë u shndërrua në rivalitet me presidentin e atëhershëm Poroshenko.
“Të shpëtosh Ukrainën do të thotë gjithashtu të shpëtosh Gjeorgjinë, sepse të dy vendet po luftojnë kundër të njëjtit armik, Rusisë” – tha ai në atë kohë.

I mërguar në Nju Jork pas shkëputjes me Poroshenkon, Sakashvili u kthye në Ukrainë në vitin 2019, i kujtuar nga presidenti i ri Volodimir Zelenski, i cili e emëroi atë për të udhëhequr Këshillin Kombëtar të Reformës.
Por një vit më vonë, Sakashvili njoftoi se donte të kthehej në vendin e tij të lindjes, Gjeorgji dhe në tetor 2021 ai u arrestua menjëherë pas mbërritjes së tij në Tblisi, me akuzën e “shpërdorimit të pushtetit”, për të cilin ai u dënua në mungesë me gjashtë vite burg.
Pas një greve urie për të protestuar ndaj një dënimi të padrejtë, gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë dramatike dhe pak ditë më parë ekipi i tij ligjor publikoi një raport mjekësor se Sakashvili ishte helmuar.
Sipas toksikologut amerikan, David Smith, “me një shkallë të arsyeshme sigurie mjekësore, metalet e rënda si mërkuri dhe arseniku hynë në trupin e ish-presidentit pas ndalimit të tij”.
Mjekët që kanë shkruar raportin, të datës 28 nëntor, argumentojnë se Sakashvili po merr trajtim të panevojshëm ose të dëmshëm dhe se pa trajtimin adekuat, “i cili duket se është mohuar ose nuk është i disponueshëm”, ai rrezikon vdekjen e menjëhershme.

Autoritetet gjeorgjiane sigurojnë që Mikhail Sakashvili të ndihmohet siç duhet dhe presidentja, Salome Zurabishvili, një ish-diplomate franceze, nuk i është përgjigjur ende kërkesës për falje.
Në letrën drejtuar “Le Monde” për Macronin, Saakashvili thotë se ai tashmë ka humbur më shumë se një të tretën (40 kilogramë që specifikojnë mjekët) të peshës së tij trupore dhe se nuk është më në gjendje të ngrihet në këmbë. Eurodeputeti francez, Raphael Glucksmann, ishte këshilltari i tij politik dhe krahu i djathtë në kohën e presidencës në Gjeorgji dhe gjithashtu e mbështeti atë në një fazë të angazhimit të tij në Ukrainë.
“Evropa nuk mund ta lejojë këtë president, i cili ishte armiku numër një publik i Putinit për 10 vjet, të vdesë në një qeli gjeorgjiane. E paimagjinueshme”.
Saakachvili ishte kreu i shtetit të Gjeorgjisë në vitin 2008, kur trupat ruse pushtuan Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, duke i hequr Gjeorgjisë 20 për qind të territorit të saj, në një luftë që shihet si pararendës i sulmeve ndaj Ukrainës në vitin 2008, 2014 dhe 2022.
Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje