Politike

Kuvendi i jep mandatin Nebijajt dhe Dodës, pasdite betohen në seancë plenare

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i dha zyrtarisht të hënën mandatin e deputetit Petrit Dodës pas dorëheqjes së deputetit të PD-së, Alfred Rrushaj.

Orjela Nebijaj do të jetë deputetja tjetër që i shtohet grupit parlamentar të PD-së pas dorëheqjes së Grida Dumës e cila ka filluar një karrierë tjetër në televizion.

Nebijaj dhe Duma në fakt kanë shkëmbyer vendet e punës nga i njëjti televizion. Nebijaj largohet nga Top Channel ndërsa Duma futet duke drejtuar në Prime Time një emision politik.

Petrit Doda dhe Orjola Nebijaj kanë fituar mandatin e deputetit dhe në bazë të Rregullores së Kuvendit, ata janë ftuar që seancën plenare të mbasdites të bëjnë betimin, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë