Politike

Pas lajmit për zëvendësimin si ambasadore/ Yuri Kim takon Edi Ramën, ambasada del me deklaratë për çështjet që biseduan

Nga Gazeta Si- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pasur një takim me kryeministrin Edi Rama. Ndryshe nga herët e tjera, njoftimi nuk u bë nga vetë ambasadorja, por nga vetë ambasada e SHBA-ve, e cila njoftoi edhe për natyrën e këtij takimi.
Sipas njoftimit, takimi kishte në fokus “për të rishikuar arritjet në marrëdhënien SHBA-Shqipëri gjatë vitit 2022 dhe për të diskutuar mënyrat për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit gjatë vitit 2023”.

Veç vlerësimit për rolin e mbajtur në Këshillin e Sigurisë dhe sa i përket zhvillimeve në Kosovë, në fokus të bisedimeve mes tyre kanë qenë edhe samiti i BE-së i mbajtur në Tiranë.

Ajo ritheksoi se “Shtetet e Bashkuara mbështesin vendosmërisht integrimin e plotë të Shqipërisë si anëtare e BE-së”. Në këtë kontekst, ata diskutuan arritjet, si dhe sfidat, në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ata ishin në një mendje se është kritike që institucionet e drejtësisë të Shqipërisë të jenë të pavarura dhe të guximshme në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Ambasadorja Kim dhe Kryeministri Rama pohuan se, teksa mbyllim vitin që shënon 100 vjet nga vendosja fillestare e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, partneriteti ynë është më i fortë se kurrë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ky takim mes diplomates amerikane dhe kryeministrit Edi Rama vjen disa ditë pasi ministria e Jashtme, bëri publike nisjen e procedurave për emërimin e pasardhësit të Kim, pasi asaj i ka mbaruar mandati. Njoftimi u cilësua si i paprecedent për faktin se për një praktikë e tillë normale nuk është bërë kurrë publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë