Kryeministri Edi Rama ka folur për marrvëveshjen që konfirmoi kryeministri britanik për emigrantët e paligjshëm në Britani.
Në një prononcim për gazetarët, kryeministri tha se kanë arritur një dakordësi dhe se janë të gatshëm të ngrenë një skuadër speciale për të trajtuar këtë çështje.
“Kjo është një kërkesë e imja që në kohën kur Boris Johnson ka qenë ministër i jashtëm ose sekretar i punëve të jashtme dhe e kam përsëritur sepse sa herë kanë ardhur dhe kanë ndarë me ne këtë shqetësim, kam qenë konsistent në të njëjtën gjë. Mos flisni për krim shqiptar sepse nuk ekziston. Nëse keni problem dhe doni ndihmën tonë ne jemi të gatshëm që të ngremë një skuadër speciale siç e kemi bërë me vendet e tjera, që të merret 24 orë në kohë reale për identifikimin dhe ndarjen e informacionit dhe vëzhgimin dhe ndalimin e atyre që organizojnë këto rrjete të trafikut të klandestinëve.
Këtë herë kam pasur një bisedë goxha përmbajtësore me kryeministrin e fundit, dhe ai ka marrë përsipër që të thotë e bukur por ta shtyjë përpara. Kemi bërë një dakordësi që është shprehur në deklaratën që keni lexuar. E rëndësishme është që më ka shprehur keqardhjen në mënyrë paekuivoke për çfarë ka ndodhur, për faktin që komuniteti shqiptar është zhvendosur në një dritë të gabuar. Më ka shprehur konsideratat për bashkëpunimin dhe ecurinë e punës së përbashkët në arenën ndërkombëtare dhe dëshirën që të takohemi shpejt dhe pastaj jemi ndalur tek kjo pesë që kam përsëritur të njëjtin princip”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje