Politike

Rama: Kemi gati patronazhistët për zgjedhje. Ndarja me Kim? Jemi më të ngjitur se kurrë

Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme në lidhje me raportin me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Rama mohoi të ketë një krisje në raportet mes tyre duke thënë se ngjitja është më e fortë se kurrë duke përmendur edhe takimin që ata kanë pasur një ditë më parë.

“Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë. Kemi pasur dje një takim të gjatë, konstruktiv, miqësor, nuk ka asnjë problem”, tha Rama.

Ai këmbënguli se në deklaratën e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për procedurat për zëvendësimin e ambasadores nuk është thyer asnjë etikë.

“Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësim ka nisur, siç është thënë edhe nga ministria e Jashtme. Nuk e kemi nisur ne procesin e ka nisur DASH. Amerikën e kemi të veçantë”, u shpreh ai.

Pas mbledhjes me drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe, i pyetur lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore, nëse i ka gati emrat e kandidatëve për bashkitë, Rama tha se se më e rëndësishmja është që Partia Socialiste ka gati patronazhistët.

“Gati kemi patronazhistët kjo është më e rëndësishme. Konsultim me partinë nuk diskutohet se kemi parti jo çeta që mblidhen e shpërndahen sipas thirrjeve, me komunitetin përmes sondazheve që i kemi bërë praktikë të konsoliduar, edhe me opinionin e kryesisë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë