Bota

SHBA do dërgojë në Ukrainë super-raketat ‘Patriot’, çfarë ndryshon tani nga lufta!

Gazeta Si – Shtetet e Bashkuara tw Amerikës po përgatiten të dërgojnë të paktën një bateri raketash “Patriot” në Ukrainë.

Njoftimi i Pentagonit, i parashikuar mw herwt nga CNN, pritet brenda javës. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është duke finalizuar detajet komplekse teknike, përpara se të sjellë urdhrin e dërgesës në nënshkrimin e Joe Biden.

Presidenti amerikan është gati për ndryshimin e ri të ritmit. Të dielën më 11 dhjetor, gjatë një bisede të gjatë telefonike, ai në fakt i kishte premtuar Volodimir Zelenskit se sistemet e sofistikuara të mbrojtjes ajrore do të vinin së shpejti. Sipas analistëve ushtarakë, “Patriot”-ët janë ndër mjetet më të mira ushtarake në dispozicion.

Numri dy i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev tha se sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane “Patriot” do të bëhen pa kushte objektiva legjitime nëse dwrgohen në Kiev.

Atij i bëri jehonë zëdhënësi i Kremlinit, Peskov, dhe atyre që i kërkuan një koment mbi burimet e mediave amerikane në lidhje me mundësinë që Uashingtoni të dërgonte raketat në Ukrainë, ai iu përgjigj: “Nuk do të doja të komentoja akoma, sepse këto janë ende raporte mediatike”.

Bateritw ushtarake u panë në veprim për herë të parë gjatë luftës në Irak në vitin 2003.

Më pas, kompania prodhuese, “American Raytheon”, propozonte gjithmonë versione të reja.

Sot një bateri është e pajisur me radarë, sensorë dhe tetë lëshues, nga të cilët mund të lëshohen katër raketa me një rreze veprimi deri në 70 kilometra.

Ai është kufiri i fundit i anti-ajror, nw gjendje për të kapur dhe shkatërruar raketa lundrimi dhe avionë luftarakë, duke përfshirë dronët kamikazw të furnizuar nga iranianët për ushtrinë e Putinit.

Por përveç aspekteve ushtarake, është sigurisht edhe çështja politiko-diplomatike.

Nga njëra anë, amerikanët po shtojnë përpjekjet e tyre për të krijuar kushtet për një negociatë me Kremlinin, pa anashkaluar megjithatë Zelenskin.

Nga ana tjetër, ata e mbajnë konstant fluksin e armatimeve, duke e përshtatur atë me nevojat e imponuara nga fusha e betejës.

Linja e SHBA-së ndahet nga aleatët evropianë, siç u pa edhe në takimin e G7 të udhëhequr nga Gjermania të hënën më 12 dhjetor.

Ky është një sinjal i qartë drejtuar Putinit: në fillim të një dimri që premton të jetë shumë i ashpër, blloku perëndimor duket kompakt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë