Politike

‘Primare edhe për këshilltarët’, Berisha: Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, synon ta zhdukë PD-në

Nga Gazeta ‘SI’ – Sali Berisha deklaron se edhe për zgjedhjen e këshilltarëve bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit do të përdoret edhe sistemi i primareve.

‘Ky ishte një proces i cili zhvillohej për herë të parë me këtë proporcion, transparencë dhe pjesëmarrje. PD në përputhje me përcaktimet e statutit të rithemelimit të saj të 11 dhjetorit, bëri realitet premtimin e saj dhe sanksionimin e këtij premtimi, se pushtetarët vendorë dhe ata qendror, deputetët do të zgjidhen me votën e anëtarësisë së saj dhe simpatizantëve të saj. Në garë pati mbi 200 kandidatura, në tërësi veprimtarë të shquar dhe të vendosur të PD-së, por në garë morën pjesë edhe veprimtarë të shquar të shoqërisë civile dhe shqiptarët të shquar në emigracion. Në këtë garë, e para me këto standarde në historinë e vendit, votuan për qytetarët e parë të bashkive, rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera.’- tha Berisha.

Por Berisha përsëriti se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. “Nuk ka votë të lirë, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Makineria elektorale është sot më e egër se asnjëherë. Patronazhistët ka një javë që flet për ta dhe u thur himne, terroristët e kuq. Jo të gjithë!”, tha Berisha. Ai sërish bëri thirrje për revolucion si e vetmja mënyrë e largimit të Ramës nga pushteti.

Ndërsa duke u kthyer te incidenti me Gert Shehun, u shpreh se ai synonte zhdukjen e politike të PD-së.

“E kam falur Gerti Shehun, por nuk fal tentativën për të eleminuar PD-në. Edi Rama synon të zhdukë PD. Nuk kam asnjë autoritet ti dorëzojë një armike të votës së lirë forcën kryesore opozitare. PD është lokomotivë e lirisë në këtë vend. Ne u përballëm me një piramidë të tmerrshme mashtrimi gjigante, me ndërhyrje brutale, kundër vullnetit të demokratëve.  Duhej që PD të ishte fasadë e Edi Ramës, duhej që Yuri Kim të emëronte kreun e PD-së, sepse duhej që shqiptarët të mos kishin një forcë politike”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë