Politike

Takoi kandidatët e primareve, Berisha e ka me Veliajn: Ai është kryetar i betonit

Në takimin me kandidatët për primaret, kryetari i PD-së, Sali Berisha, kërkoi që ata të nisin punën për programin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për këshill.  

“Përpiquni të përfshini në këshillat tonë, përfaqësuesit më të shquar, më emërmirë, më të aftë të komuniteteve.

Përpiquni që në parlamentin e bashkisë tuaj, të ndjehen të përfaqësuar të gjitha komunitetet, të gjitha zonat, në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Berisha hodhi kritika vecanërisht ndaj punës së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke paralajmëruar në këtë mënyrë se aksioni më i madh opozitar në zgjedhjet e ardhshme do të jetë ndaj kryebashkiakut aktual.  

“Unë mund të rikujtoj këtu, vetëm kryetarin e betonit të Tiranës. Për sipërmarrjen e tij private që ka me Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin, ai ka katërfishuar taksën e mbetjeve për biznesin e vogël. Ka dyfishuar taksën e çdo qytetari. Ka shpikur taksën e arsimit, në një kohë kur jo e majta, por edhe e djathta, e ka në gen detyrimin për arsimin falas.

Shteti e ka detyrë të shkollojë fëmijët e qytetarëve. Kurse sipas këtij hajduti, shkollat duhet t’i ndërtojnë qytetarët. Me taksa ekstra.

Taksë vetëm për arsimin, të cilat i vjedh dhe i shpërdoron në mënyrën më të tmerrshme. Ndërton një shkollë me kosto absolutisht nga 6 deri në 8 herë …

Qytetarët presin nga ju që taksat e tyre të ndjehen në çdo skaj të territorit të bashkisë tuaj.

A mund të besoni se janë shpenzuar mbi 1 miliard e 400 milion euro për pllakat e shesheve të vjedhjes së rilindjes urbane.

Është bërë me një kosto të paktën 4 herë më të lartë se realja…”, tha ndër të tjera Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë