Politike

Pranverën e ardhshme Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Gjermania ka propozuar që Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit të  mbahet në Tiranë  pranverën e ardhshme.

“Jemi krenar dhe të lumtur që na është kërkuar nga partnerja dhe mikja jonë e madhe Gjermania, që pranverën e ardhshme të mikpresim Samitin e Procesit të Berlinit. E shohim si shprehje vlerësimi dhe respekti për atë çka Shqipëria po bën vazhdimisht për të promovuar në mënyrë aktive bashkëpunim rajonal, paqen dhe dialogun, lidhje më të ngushta me fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor, ndërveprimet midis njerëzve dhe bizneseve nga të gjitha vendet tona.

Do të bëjmë maksimumin që të jemi në lartësinë e detyrës dhe të mikpresim një Samit të paharrueshëm të Procesit të Berlinit, ashtu siç mikpritëm një samit të BE që la një mbresë pozitive tek të gjithë ata që erdhën në Tiranë për të marrë pjesë, udhëheqësit, stafet, personeli i BE, gazetarët, personat e sigurisë…”, tha Rama në pritjen e fundvitit me ambasadorë t e vendeve të  huaja të  akredituara në  Tiranë .


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë