Në përvjetorin e 100-ë të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ambasada e SHBA në Tiranë organizoi mbrëmjen e të mërkurës shfaqjen e një dokumentari të veçantë që përkujton historinë e marrëdhënies mes dy vendeve.
Midis të ftuarve ishin zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, politikanë, akademikë, sipërmarrës, përfaqësues fetarë, ushtarakë, media, shoqëri civile dhe të rinj. Ra në sy prania e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta apo deputetes Jorida Tabaku. Por asnjë nga deputetë të Rithemelimit. Të paktën në fokusin e albumit të shpërndarë nga ambasada amerikane kështu rezultoi.





Nuk u pa i pranishëm as kryeministri Edi Rama, ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim qëndronte në krah të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla gjatë shfaqjes së dokumentarit.
“Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë. Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet”, thotë në dokumentar ambasadorja Yuri Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje