Teksa në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po zhvillohej seanca e gjatë e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim mbërriti në Kryeministri ku fillimisht u raportua se po takonte kryeministrin Edi Rama.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim njoftoi më vonë se është takuar me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Gjeneralin Kingji për forcimin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri në fushën e mbrojtjes.
Kim shkruan në rrjetin social Twitter se SHBA do të punojë ngushtësisht me Shqipërinë për të siguruar mbështetje në trajnime dhe pajisje.
“Faleminderit kryeministrit Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi & Shefi i Mbrojtjes Gjeneral Kingji për një takim produktiv këtë mëngjes për të shqyrtuar progresin historik për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtje. 2022 shënon vitin e pranisë së parë të qëndrueshme ushtarake në Shqipëri
Ne mezi presim të punojmë ngushtë me të në 2023 për të siguruar që mbështetja për trajnime dhe pajisje plotëson nevojat, si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprueshmërisë së NATO-s”, shkruan Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje