Nga Gazeta ‘SI’ – Në ditën e Diasporës dhe Migracionit, kryeministri Edi Rama ritheksoi sa e rëndësishme është të thyhen paragjykimet për shqiptarët që ikin jashtë vendit, që etiketohen si kriminela.
“Ajo që vjen si kundërshti kolektive është se shqiptaret janë kriminel. Ne kemi investuar për turpin tonë në ngjizjen e këtij imazhi skandaloz. Shqiptarët janë kontributor të rëndësishëm në të gjitha vendet ku shkojnë. Shqiptarët që i kanë hyrë botës së krimit janë element shqetësues por tregun e drogës, krimit, prostitucionit nuk e kanë krijuar shqiptarët, por e kanë gjetur dhe janë bërë pjesë e tij. Kam besim që do e thyejmë barrikadën e paragjykimit. Jemi në komunikim intensiv për të realizuar atë që është e drejtë kushtetuese, një rrjedhojë logjike e një periudhe të gjatë tranzicioni me një pikënisje shumë specifike që na detyron sot dhe bën sot që shumica dërrmuese e shqiptarëve të mbështesin realizimin e një amnistie fiskale e penale, pa i hapur asnjë shteg askujt që për shkak të detyrës apo aktivitetit të tij të paligjshëm ka bërë para. Nuk kemi asnjë arsye që të tërhiqemi para kësaj nevoje të rëndësishme”, tha Rama.
Gjatë diskutimit, Rama përmendi pas disa kohësh Amnistinë Fiskale, dhe tha se nuk ka hequr dorë.
Për kreun e qeverisë, kjo është një mënyrë shumë e rëndësishme për të formalizuar të ardhurat e shqiptarëve në botë, të cilët punojnë 2-3 punë. Ndonëse ndërkombëtarët janë shprehur kundër kësaj nisme të ndërmarrë nga qeveria, Rama tha se do të vijë momenti kur edhe ata do ta kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo amnisti.
“Nga ana tjetër është interesante të shihet dhe të mos harrohet që kontributi it ë ikurve në emigracion nga Shqipëria në këto 3 dekada vijon të jetë konstant në ekonominë tonë dhe remitancat në periudhën e fundit kanë shënuar rritje me një periudhe të mëparshme, çka dëshmon fuqinë e lidhjeve mes njerëzve, familjeve dhe traditës që ende sot është e fortë në bërthamën e familjes shqiptare, pavarësisht ngarkesave dhe interesave të atyre që janë jashtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje