Politike

Peleshi: Po diskutojmë me NATO-n për një port ushtarak në Porto Romano. 30 mln euro kredi për mbrojtjen civile

Nga Gazeta ‘SI’- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka pranuar se NATO, mund të bëhet pjesë e portit të ri tregtar në Porto Romano, me një port ushtarak.

“Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe për aleancën. Siç e ka thënë vetë Gjeneral Cavoli, komandati Suprem i NATO-s, kur ishte me Defender 21, Durrësi si portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor është tepër me rëndësi për to. Ajo që ne ofrojmë është që ky port të jetë sipas standardeve të NATO-s. Ne po konsultohemi për dizajnin dhe për financimin, edhe pse ka disa burokraci”, – u shpreh ministri Peleshi në konferencën pas mbledhjes së qeverisë.

Ai shtoi dhe se modeli që po diskutohet është i ngjashëm me bazën e ndërtuar në Kuçovë, qe po ashtu po zhvillohet intensivisht.

Ministri Niko Peleshi, tregoi se qeveria shqiptare ka miratuar sot marrëveshjen ndërqeveritare me Italinë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile, marrëveshja pritet të ratifikohet në janar nga parlamenti shqiptar. Ai theksoi se nga kredia prej 30 milionë eurosh do të financohen qendrat e mbrojtjes civile, sallat operacionale në të gjithë territorin, baza logjistike, blerja e mjeteve zjarrfikëse dhe dy mjete ajrore, për të cilat ai nuk e tregoi vlerën.

Ai njoftoi gjithashtu prishjen e kontratës me Italinë për shërbimin e mjeteve ajrore dhe kalimin e saj agjencisë së NATO-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë