Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar qëndrimin e pandryshuar të qeverisë lidhur me projektin e amnistisë fiskale që po kundërshtohet fort edhe nga ndërkombëtarët.
“Në kundërshtim flagrant, me interesa të çdo qytetari shqiptar, dhe përllogari të klanit të tij mafioz dhe krimit të organizuar shqiptar, ai sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale, ç’ka do të thotë një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.
Çfarë do të thotë, një proces gjigand dhe i paparë ndonjëherë, i larjes së parave të krimit, me procedura ligjore nga Shqipëria, që do të thotë, fuqizim i madh i organizatave kriminale dhe mafies shqiptare, në rajon, në Europë dhe në Botë.
Kjo do të thotë injorim tërësor i çdo forme të lirë konkurrence, një goditje fatale për biznesin e ndershëm shqiptar.
Me këtë rast, dënoj me forcën më të madhe, këtë projekt ku i cili Edi Rama për interesa të klanit të tij mafioz dhe të organizatave kriminale shqiptare, kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, kërkon të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme, kërkon të godasë ata të cilët kanë ndërtuar bizneset, jo mbi krimin, drogën, vrasjen, trafiqet, por mbi mendjen, djersën, ndershmërinë dhe integritetin e tyre”, tha Berisha.
Sipas tij, insistimi i Ramës për ta miratuar, është goditje edhe për të ardhmen europiane të shqiptarëve.
“Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë.
Ndaj dhe thirrja ime është: për çdo parlamentar, të hedhë poshtë me përçmim dhe neveri, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje