Bota

Koreja e Veriut, 90 raketa të lëshuara në 2022 (dhe fotografon Seulin)

Gazeta Si – Dy raketa balistike të lëshuara nga Koreja e Veriut e kanë çuar numrin e bombave në vitin 2022 në 90 të tilla në vitin 2022 deri tani.

Sipas Shtabit të Mbrojtjes së Koresë së Jugut, dy raketat e identifikuara të dielën janë të tipit me rreze të mesme veprimi, të afta të dërgojnë një kokë bërthamore në një objektiv midis 1000 dhe 2000 kilometra.

Në veçanti, artileria e Kim Jong-un të dielën do të kishte përdorur dy lëndë djegëse të ngurta “Pukguksong-2”.

Ekspertët theksojnë se karburanti i ngurtë e bën më të lehtë procesin e transportit dhe lëshimit të raketave në tokë.

Megjithatë, këtë të hënë, “Rodong Sinmun”, gazeta e përditshme e regjimit të Koresë së Veriut, tregon një histori tjetër: të dielën dy raketa të programit hapësinor, të zhvilluara për të vendosur një satelit zbulues ushtarak në orbitë, dyshohet se u lëshuan.

Si provë e pohimit, gazeta publikon foto të një rakete duke u ngritur dhe Seuli i mbuluar me borë.

Imazhi i kryeqytetit të Koresë së Jugut, dyshohet se është marrë nga një aparat fotografik me rezolucion prej 20 metrash, i konsideruar i ulët nga standardet moderne (për shembull, edhe ofruesit komercialë ofrojnë imazhe me rezolucion 3 metra, kundrejt pagesës).

Por nëse fotot e Seulit janë realizuare vërtet nga raketa e Koresë së Veriut, kjo do të thotë se ushtarakët e Kim-it, arritën të “vendosnin një ngarkesë satelitore optike” në raketën e tyre dhe të transmetonin përmbajtjen e kapur në tokë në një lartësi të konsiderueshme jashtë atmosferës së Tokës, shpjegon Ankit Panda, një eksperte në “Carnegie Endoëment for International Peace”.

Propaganda veriore njofton se sateliti i zbulimit ushtarak do të hidhet në orbitë në prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë