Bota

Video/ Tërmet 6.4 ballë në Kaliforni, dëme dhe mbi 50 mijë shtëpi pa energji elektrike

Gazeta Si – Një tërmet shumë i fortë, me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Kaliforninë veriore në orët e para të mëngjesit të 20 dhjetorit në Amerikë (rreth orës 3 me kohën lokale).

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Gjeofizik i SHBA-së USGS, i cili specifikoi se si tërmeti u parapri dhe u pasua nga lëkundje të tjera me magnitudë më të madhe se 4 të shkallës Rihter.

Sipas raporteve paraprake, tërmeti shkaktoi disa dëme dhe ndërprerje të energjisë në disa qarqe në Kaliforninë Veriore. Më shumë se 50,000 njerëz do të mbeten pa energji elektrike.

Sipas mediave amerikane, nuk raportohet deri tani për viktima apo të plagosur, si dhe nuk është lëshuar ende një paralajmërim për cunami,

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 16.1 kilometrash, epiqendra ndodhet 12 kilometra në jugperëndim të Ferndales, rreth 400 kilometra në veri të San Franciskos.

Një banor në Chico, Kaliforninë veriore, tha se e ndjenë tërmetin dhe e përshkroi atë si të fuqishëm.

Kalifornia ka jetuar për dekada me frikën e një përsëritjeje të tërmetit, i cili, më 18 prill 1906, shkaktoi mijëra vdekje dhe shkatërroi San Franciskon. Në atë rast tërmeti ishte me magnitudë 7.9 ballë.

Makthi i sotëm është ai i të ashtuquajturit “Big One”, pra një tërmet shkatërrues përgjatë vijës së San Andreas, një çarje e madhe në litosferë që kalon në të gjithë Kaliforninë, duke shkaktuar mesatarisht 10.000 tërmete të madhësive të ndryshme.

Tërmeti i mëngjesit të sotëm, vjen pas frikës së së shtunës së shkuar, kur një tërmet 3.6 ballë goditi San Franciskon në orën 3:39 të mëngjesit, duke zgjuar mijëra banorë dhe duke shkaktuar dëme të vogla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë