Politike

Inceneratori i Fierit, Kryemadhi: SPAK apo ‘Pak’, Subashi, Agaçi, Rama ku janë?  

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas mbylljes së dosjes së SPAK për inceneratorin e Fierit ku ka dërguar për gjykim një listë zyrtarësh.

Kryemadhi, denoncuesja kryesore në SPAK për inceneratorët është shprehur me rezerva për ecurinë e hetimeve.

“SPAK apo “pak”??  

U njohëm sot me vendimin e S(PAK) për dërgimin e aferës së inceneratorit të Fierit në gjyq.

U njohëm edhe me subjektet dhe me veprat penale konkrete që akuzohen.

Habi e madhe të akuzosh propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je.

Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë?

Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare?!?” shkruan Kryemadhi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë