Gazeta Si – Irmgard Furchner, një ish-sekretare e një komandanti nazist gjerman, u dënua me dy vjet burg në Gjermani për rolin e saj në vrasjen e më shumë se 10,000 të burgosurve në një kamp vdekjeje gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Furchner është një nga gratë e pakta që është gjykuar për krime të lidhura me nazistët.
Dënimi i saj është i rëndësishëm për vlerën e tij simbolike: Furchner është në fakt 97 vjeçe dhe dënimi është pezulluar.
Ndërmjet viteve 1943 dhe 1945, ajo punoi si sekretare në kampin e përqendrimit Stutthof, rreth tridhjetë kilometra larg Danzigut, në Poloninë veriore.
Megjithëse puna e saj ishte administrative, gjyqtari që vlerësoi çështjen vendosi se ajo ishte në dijeni dhe bashkëpunëtore në atë që po ndodhte në kampin e përqendrimit: rreth 65,000 njerëz vdiqën në Sutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj dhe ushtarë sovjetikë, mijëra prej të cilëve u vranë në dhomat e gazit.
Gjyqi kishte filluar në shtator 2021. Fillimisht Furchner ishte arratisur nga shtëpia e të moshuarve ku jetonte, por më vonë u gjet dhe u arrestua nga policia në Hamburg.
Ashtu si ajo, punonjës të tjerë dhe roje të SS-ve që besohet të jenë bashkëpunëtorë në vrasjen e mijëra të burgosurve, janë dënuar gjithashtu vitet e fundit.
Rasti më i fundit ishte ai i Josef Schütz, një ish-gardian nazist, i cili qershorin e kaluar u shpall fajtor për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 3500 të burgosurve në kampin e përqendrimit Sachsenhausen, një nga më të mëdhenjtë në Gjermani.
Në moshën 101-vjeçare, Schütz është personi më i vjetër që dënohet për krime që lidhen me nazizmin, me pesë vjet burg: megjithatë, për shkak të moshës dhe kushteve shëndetësore, nuk ka gjasa që ai të shkojë në qeli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje