Shefi i politikave të jashtme të Europës, Josep Borrell dënoi mbështetjen e Iranit për luftën e Rusisë në Ukrainë, por tha se BE-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me të për rikthimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
“Takim i domosdoshëm me Ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian në Jordani në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve Iran-BE”, shkroi Borrell në Twitter përpara një konference rajonale të organizuar nga Jordania.
“Theksuam nevojën për të ndaluar menjëherë mbështetjen ushtarake për Rusinë dhe represionin e brendshëm në Iran. U pajtuam se duhet të mbajmë të hapur komunikimin dhe të rivendosim JCPOA në bazë të negociatave të Vjenës.”/Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje