Gazeta Si – Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Dendias do të takohet me homologen e tij Olta Xhaçka. Pas takimeve të përbashkëta të dy delegacioneve, do të ketë një deklaratë mes dy ministrave.
Më pas ministri i Jashtëm grek do të jetë në një drekë pune me kryeministrin Edi Rama.
Ende nuk është e qartë nëse palët do të shprehen në lidhje me ndarjen e kufirit detar, për të cilën deri më tani është thënë se do t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare, çka mbetet një nga pikat më të rëndësishme të marrëdhënieve.
Por duket se Greqia në këtë fund të vitit po i kushton rëndësi situatës në rajonin e Ballkanit.
Dendias në fillim të javës zhvilloi edhe një takim në Beograd e më tej u ndal në Prishtinë, ku përcolli mesazhin qe dy shtetet duhet te respektojnë marrëveshjet e arritura.
Vizita e Dendias në Tiranë i paraprin asaj të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili të enjten (22 dhjetor) do të vijë në Shqipëri dhe do të vizitojë zonat e minoritetit grek, konkretisht Himarën dhe Dervicanin në jug të Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje