Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias deklaroi në Tiranë se Zgjidhja e çështjes së detit në Hagë dhe Ligjit të Luftës do të hapin një kapitull të ri mes Tiranës dhe Athinës.
Ndërkohë Ministrja Olta Xhaçka tha se të dyja palët janë në komunikime intensive për këtë çështje dhe se aktualisht kanë mbetur ende me vullnetin “për kërkimin e një kompromisi që do bënte të mundur referimin e çështjes tek gjykata ndërkombëtare e drejtësisë”.
“Jemi në komunikime intensive me fqinjët e miqtë tanë grekë që të punojmë për të adresuar të gjithë problemet që ende duhet të zgjidhen e që janë në interes të dy vendeve tona.
Kemi mirëkuptim për të trajtuar e kërkuar zgjidhje për gjithë gamën e cështjeve të trashëguara sado të vështira.
Për kapërcimin e problemeve në nga cështjet ishte ajo e kufizimit të zonave detare si një cështje në interes të dy vendeve.
Të dy palët kanë vullnetin për kërkimin e një kompromisi që do bënte të mundur referimin e çështjes tek gjykata ndërkombëtare e drejtësisë”, tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje