Deputetja e PD-së, Ina Zhupa depozitoi befas në Kushtetuese një padi për mandatin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Skëndër Gjinushi është emëruar në këtë detyrë që në muajin maj të vitit 2019
“Për të sqaruar padinë do të doja të ndaj me ju dy tri elemente kryesore. Në momentin që Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese, sipas ligjit ai duhet të ishte anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave.
Që të jesh anëtar i përhershëm Akademisë së Shkencave, nuk mund të jesh kryetar një partie politike. Në atë kohë Skënder Gjinushi ka qenë kryetar i Partisë Social-Demokrate, dhe nuk mund të zgjidhej kryetar Akademisë së Shkencave, duke mos qenë anëtar i përhershëm. Pikërisht, këtë shkelje ka evidentuar edhe Presidenti Meta, kur i është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit.
Në atë kohë Ilir Meta ka thirrur në një takim personal edhe Skënder Gjinushin, ka dërguar letra në gjykatë, ka dërguar letra në Akademinë e Shkencave, për të marrë informacionin për të gjithë procesin, për gjendjen ligjore, por edhe për të folur me të interesuarit, dhe ka vendosur për të mos ta dekretuar se ishte, sepse ishte në shkelje të ligjit dhe në shkelje të Kushtetutës. Me mos dekretimin e Z. Meta, Gjinushi vazhdon dhe qëndron në krye të Akademisë së Shkencës i padekretuar, dhe bën kështu shkeljen e dytë të Kushtetutës”, tha Ina Zhupa pas depozitimit të padisë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje