Politike

Nga zgjedhja e Dvoranit te miratimi i Avokatit të Popullit, Kuvendi seancë maratonë dyditore   

Seanca e fundit parlamentare e vitit 2022, pritet të zgjasë dy ditë, me diskutime e debate të shumta.

Në rend të ditës janë disa vendime dhe projektligje të rëndësishme, ndër to projektvendimi për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese konkretisht Ardian Dvorani, ai për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor.

Po ashtu, në rend të ditës janë dhe disa marrëveshje të fushës financiare si ai për ndryshimet në buxhetin e vitit 2022, ratifikimi i marrëveshjes së huas, me Fondin Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafa e Plloçë, ai për aderimin në iniciativën e përbashkët për rregulloren e brendshme për shërbimet e Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe ai për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”.

Pas debateve në komisionet parlamentare, Kuvendi pritet të miratojë edhe projektligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” dhe atë “Për titujt e nderit dhe titujt vendore të nderit në Republikën e Shqipërisë”

Në rendin e ditës është dhe projektvendimi “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë