Politike

Bardhi kërkon përjashtimin e gjyqtares, Apeli shtyn seancën për PD në 17 janar

Seanca në Apel për bashkimin e dy statuteve të Kuvendeve të PD-së së korrikut dhe 18 dhjetorit 2021 me kërkesë të palës Alibeaj që ishte parashikuar të mbahej sot u shty për në datën 17 janar 2023.

Kjo pasi grupi i Alibeajt kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. Sipas tyre, Kacerrja kërkoi në seancën e mëparshme të rregullonte prokurën e përfaqësimit sipas statutit.

“Sot në datë 22.12.2022, u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Përfaqësuesi i PD, av. Rezart Kthupi paraqiti një kërkesë të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Z. Gazmend Bardhi, me të cilën u kërkua përjashtimi i gjyqtares relatore Irida Kacerja. Si shkak i përjashtimit u referua vendimi i ndërmjetëm i gjykatës, për të paraqitur autorizimin për përfaqësim, konform normave të statutit të PD. Gjyqtarja relatore nuk vlerësoi se kishte shkaqe papajtueshmërie.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të shtyjë seancën për në datë 17.01.2023, ora 9:00. Ndërkohë do të caktohet me short gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën për përjashtim”-thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë