Politike

Vizita e kryeministrit grek, Dule: Të marrim mësime nga ai, politika jonë jashtë standardeve

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e cilësoi historike vizitën e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në zonat minoritare në jug të vendit.   

“Në radhë të parë ishte një vizitë historike. Për herë të parë kryeministri i Greqisë viziton Himarën, Sarandën dhe Gjirokastrën. Është një mesazh mbështetjeje për pjesëtarët e minoritetit grek. Është mesazhi i fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit. Mesazh për rajonin. Greqia është një nga shtyllat e arkitekturës së sigurisë”, tha Dule.

Sipas Dules, ky është një mësim i mirë për politikën shqiptare.

“Ky është një mësim që çdo politikan duke filluar nga unë i pari duhet ta ketë. Shumë larg standardeve të politikanëve dhe politikës në vendin tonë.

Problemet janë ngritur në mënyrë të përsëritur dhe ajo që kërkohet është zgjidhja e këtyre problemeve. Ajo që përsërit z. Mitsotakis është se kërkohet frymë e mirë dhe bashkëpunim për zgjidhjen e tyre”, tha Dule.

I pyetur nëse Fredi Bejleri do jetë kandidat i PBDNJ-së për 14 majin, Dule tha se kandidatët do të dalin në të ardhmen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë