Politike

“Palaço, zagar” Replika me Ramën, Bardhi përjashtohet nga Kuvendi, Alibeaj kërkon masë për kryeministrin

Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit solli debate në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës.

Opozita akuzon se socialistët po manipulojnë procesin, duke e bërë me votim të fshehtë në mënyrë që të kapin anëtarin e ‘Kushtetueses’, me qëllim që të çojnë anëtarin e ‘preferuar’ Ardian Dvorani.

Mirëpo një gjë e tillë sipas socialistëve nuk është e vërtetë.

Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve tha se është kërkuar nga një grup deputetësh që ky proces votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe kjo do të hidhet në diskutim. Ajo tha se ky proces është në respekt të ligjit.

Sa i përket Dvoranit, Rama tha se socialistët nuk kanë një vendim unanimisht për një kandidat, e aq më pak për Dvoranin.

“Është tentativa juaj për të bërë tuajën GJykatën Kushtetuese. Po ta përsëris, ndoshta e kam bërë pa dijeninë tënde. Edhe pse bindja ime është që ti je 100% në dijeni. Po drejtuesit e tu kanë kërkuar vota për Dvoranin, këta oligarkët, Samir Mane për shembull, shoku yt”, tha Bardhi .

“Mos merrni emra nëpër gojë kot, më tregon ti mua shokët. Një çetë shpifësish…”, reagoi Rama

“Ti mo i ke çuar për ta kthyer Kushtetuesen në seksion të Partisë Socialiste”, replikoi Bardhi. Por jo vetëm. Pas replikash Kuvendi ka vendosur  përjashtimin nga seanca të deputetit demokrat, Gazment Bardhi. Të njëjtën gjë kërkoi më vonë edhe grupi parlamentar i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për të përjashtuar Ramën.

Debati Rama-Bardhi

Edi Rama: Palaço cirku

Gazment Bardhi: Palaço je vetë

Ermonela Felaj: Vetëpërmbahuni në diskutime, mos flisni nga vendi

Edi Rama: Shani dhe akuzoni njerëz, cilën qetësi humba, kollaj është ti thuash qe je mafioz dhe kërcënon njerëz dhe s’ke asnjë provë

Gazment Bardhi: Je mafioz

Edi Rama: Për cilët emra duhet të përgjigjem palaço

Gazment Bardhi: Je legen mafioz,

Edi Rama: Je në gjendje t’ia vësh figurën një cirku gënjeshtrash, akuzash dhe fantazish, s’ke turp

Gazment Bardhi: Ruaj qetësinë mafioz

Edi Rama: Nuk jam palaco që të ruaj qetësinë kur më thonë të pavërteta.

Edi Rama: Më duhet t’ia shpjegoj fëmijëve të mi që je një palaço cirku, ik ore zagar


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë