Gazeta Si – Shteti i Nju Jorkut – së bashku me Georgia, Kentucky, Missouri, Maryland, Karolina e Veriut dhe Oklahoma – kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të stuhive të paprecedentë të dimrit në orët e ardhshme.
Mediat amerikane e kanë quajtur tashmë si “cikloni i bombës” ose “snowmaggedon”. Temperaturat akullnajore priten kudo me majat -57 gradë në disa zona malore të Wyoming.
Mbi 2,300 fluturime tashmë janë anuluar, me shqetësim të madh për miliona amerikanë që nisen për festat e Krishtlindjeve. Sinoptikanët presin që një ciklon ngrirës që pritet të zhvillohet pranë Liqeneve të Mëdha.
Kjo ndodh kur presioni atmosferik bie me shpejtësi gjatë një stuhie të fortë. Ata paralajmërojnë për një “ciklon bombë” të afërt që mund të krijojë kushte për një stuhi.
Presidenti Joe Biden paralajmëroi amerikanët që ta marrin seriozisht stuhinë e ardhshme dhe, nga Zyra Ovale, tha se “kjo nuk është si një ditë me borë kur keni qenë fëmijë”.
Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të stuhisë. Florida parashikohet të shohë Krishtlindjet e saj më të ftohta në 30 vjet.
Bora dhe erërat e fuqishme pritet të shkaktojnë dëme dhe ndërprerje të energjisë në Midwest dhe Kanadanë fqinje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje