Bota

Rusët nuk ndalen as për Krishtlindje, 16 të vdekur nga bombardimet mbi Ukrainë

Gazeta Si – Ukraina denoncoi të shtunën një akt “terrori” dhe “hakmarrjeje” pas një sulmi rus në tregun e Khersonit që la të paktën 16 të vdekur dhe 64 të plagosur, dhjetë muaj pas pushtimit të trupave nga Moska.

“Ndërsa familjet në Evropë, Amerikën e Veriut dhe më gjerë përgatisin darka festive, kurseni një mendim për Ukrainën që po lufton me të keqen tani”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kouleba.

Për homologun e tij të Mbrojtjes, Oleskiï Reznikov, sulmi në Kherson është “një hakmarrje ndaj banorëve të tij që i rezistuan pushtimit rus”.

Kherson u çlirua më 11 nëntor nga ushtria ukrainase pas tetë muaj pushtimi. “Mëngjes, e shtunë, prag Krishtlindjesh, në qendër të qytetit. Këto nuk janë instalime ushtarake. Kjo nuk është një luftë me rregulla fikse. Ky është terror, kjo është vrasje për të frikësuar dhe (për të marrë) kënaqësi”, kritikoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në rrjetet sociale.

Sipas përditësimit të fundit këtë mëngjes nga guvernatori i rajonit Kherson, Yaroslav Yanushevich, “për momentin kemi 64 civilë të plagosur dhe 16 të vdekur. Nga të plagosurit 18 janë në gjendje të rëndë.

Më herët, presidenti Volodymyr Zelenski dha një mesazh sfidues për Krishtlindje. “Ne nuk do të presim për mrekulli, por do ta bëjmë vetë”, tha ai.

“Kemi duruar sulme, kërcënime, shantazh bërthamor, terror dhe sulme raketash,” tha Zelenskyy në një rruge të errësuar, me disa drita vezulluese dhe një pemë Krishtlindjeje në sfond. “Ne besojmë se lotët do t’i lënë vendin gëzimit, se shpresa do të vijë pas dëshpërimit dhe vdekja do të mposhtet nga jeta”, tha Zelenski.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë