Gazeta Si – Është Krishtlindje edhe për ta. Dikush vjen nga Botërori, ata me Kupën e Botës në duar dhe të tjerë me shumë pengje. Ka të tjerë që kanë rifilluar të luajnë. Futbollistë dhe sportistë të tjerë që festojnë në gjithë botën, secili në mënyrën e vet. Le të shohim se si me anë të postimeve të tyre në rrjetet sociale.
Botërori i Nejmarit nuk shkoi siç ai donte, por braziliani e ka lënë pas krahëve. Ai ndodhet në Paris, gati për objektiva të rinj.
Ndryshe situata me Lionel Mesin. Ai fitoi Botërorin e parë në karrierë. E pamundur ta harrojë, mjafton të shohësh postimet e tij. Festë me familjen për Krishtlindje.
Haland nuk ishte fare në Botëror, por la shenjë mes Sitin në ndeshjen e parë post-Katar. Shënoi golin e fitores ndaj Liverpulit në ‘Carabao Cup’. Mesazhi social është me… pizhame!
Manuel Nojer, portieri i Bajernit, feston me paterica pas dëmtimit që pësoi pas Botërorit.
Mohamed Salah është mysliman, por edhe ai feston Krishtlindjet me familjen e tij të bukur. Në Islam Krishti nuk njihet si biri i Zotit, por si një nga 5 profetët e mëdhenj, bashkë me Noenë, Mojsiun, Abrahamin dhe Muhametin. Dhe Marisë Kurani i dedikon një kapitull të tërë, të 16-in.
Çfarë mund t’i sjellë babagjyshi i Vitit të ri ‘Këpucës së Artë’ në fuqi, Robert Levandovski?
Nga futbolli në Formula 1, me ferraristin Sharl Leklerk, gati për startin e 2023.
Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, këndon ‘Jingle Bells’. Pak a shumë…
Krishtlindjet e Stef Kërrit janë me fondacionin e tij bamirës.
Krishtlindje speciale për Angel Di Marian, kampionin e freskët të botës.
Mijëra drita në Maldive për Krishtlindjet e Luka Modriç.
Konor MekGregor poston një foto të fëmijëve teksa hipin në aeroplan. Destinacion i panjohur…
Pasdite vonë kanë ardhur edhe urimet e Zllatan Ibrahimoviç. Si gjithmonë, në mënyrën e tij, diçka bosh!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje