Gazeta Si – Dy burra të dënuar për vrasje, Elias Raisi dhe Ayoub Rigi, janë varur të shtunën në Zahedan, në provincën e Sistan-Baluchestan në Iran.
Njëri prej tyre kishte bërë një vrasje gjatë një sherri familjar dy vjet më parë, kurse tjetri kishte vrarë me armë zjarri një person, me të cilin kishte probleme personale.
Ekzekutimi i tyre është bërë pasi familjet e viktimave kishin refuzuar tolerimin dhe kishin kërkuar aplikimin e Qesas, ndëshkimi islamik i “sy për sy”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje