Gazeta Si – Stuhia e dhunshme e dimrit që goditi SHBA-në, duke i shtyrë temperaturat në disa dhjetëra gradë nën zero, ka shkaktuar aktualisht mbi 50 vdekje në vend, 28 vetëm në Buffalo, në shtetin e Nju Jorkut.
“Kjo është një luftë me nënën natyrë dhe ajo na godet me gjithçka që ka”, tha Kathy Hochul, guvernatorja e Buffalos.
Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar një dekret për shpallje të emergjencës së jashtëzakonshme për shtetin perëndimor të Nju Jorkut.
Deklarata e nënshkruar nga presidenti, lëshon fondet federale dhe mobilizon Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).
Viktimat ndërkohë janë gjetur të ngrira në makinat e tyre të bllokura në autostrada, por edhe në shtëpi nga rrëshqitjet e dëborës.
Disa vdiqën duke gërmuar borën. Stuhia shpërtheu në rajon të premten dhe të shtunën, duke bllokuar shoferët, duke ndërprerë energjinë dhe duke parandaluar ekuipazhet e emergjencës të arrinin banorët në shtëpitë e ngrira dhe makinat e bllokuara.
“Ky nuk është ende fundi”, – tha ekzekutivi i qarkut Erie, Mark Poloncarz, duke e quajtur stuhinë “ndoshta më të keqen e jetës sonë”. Disa njerëz, vuri në dukje ai, kanë ngecur në makinat e tyre për më shumë se dy ditë.
Sipas autoriteteve lokale, numri i të vdekurve nga moti i keq në shtetin e Nju Jorkut pritet të rritet në orët në vijim.






Komisioneri i Policisë së Buffalo, Joseph Gramaglia u bëri thirrje banorëve të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Stuhia e dimrit që përfshiu pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara vjen vetëm një muaj pas reshjeve të paprecedenta të borës.
Sipas autoriteteve meteorologjike amerikane, bora do të vazhdojë të bjerë në vend edhe në orët e ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje