Viti 2002 po mbyllet ashtu siç filloi për PD-në. Më 8 janar të këtij viti, Partia Demokratike pësoi ngjarjen me të rëndë brenda saj përmes luftës brenda llojit.
Berisha jashtë dyerve të selisë e Basha brenda saj.
Përfundimi rezultoi i dhunshëm për të dy me një të vërtetë të hidhur.
Berisha nuk figuron ende zyrtarisht me logo dhe vulë.
Beteja e tij kryesore u përqëndrua te zgjedhjet e pjesshme vendore, të 6 marsi. Në pamundësi për t’u regjistruar nën siglen e PD, Berisha huazon siglën e LSI-së duke u bërë pjesë e koalicionit të regjistruar prej saj dhe Partisë Demokristiane.
Socialistët fituan 5 nga 6 bashkitë në garë, përveç Shkodrës, që merret nga Bardh Spahia, kandidati i Rithemelimit
Gjykata e Tiranës vendosi më 25 mars, të njohë statutin e Kuvendit të organizuar prej Sali Berishes. Ky i fundit merr kontrollin e selisë.
Basha në anën tjetër është dorëhequr nga partia por jo nga politika.
Por në regjistrin e partive politike në gjykatë ai figuron ende kryetar. I komanduar është Enkelejd Alibeaj me një grup parlamentar më të zvogëluar se një vit më parë.
Më 30 prill kuvendi i thirrur nga Rithemelimi shkarkon Alibeajn nga drejtimi i grupit parlamentar, ndonëse shumica dërrmuese e deputetëve refuzuann të bëhen pjesë
Vendimi nuk ka vlere në Kuvend dhe Alibeaj figuron ende kryetar i grupit.
Sali Berisha në anën tjetër flet në Kuvend si deputet i pavarur sa kohë është i regjistruar si i tillë nisur nga një vendim i janarit te vitit që po lëmë ku kryesia e drejtuar nga ish-kryetari Lulzim Basha përjashtoi Berishën nga strukturat dhe 8 emra të tjerë të njohur, pjesë e Komisionit të Rithemelimit nër ta edhe deputetë
Debati për këtë temë do të fillojë edhe sesionin e ardhshëm parlamentar.

Flamur Noka paralajmëroi se skema e përfaqësimit të disa deputetëve të PD-së (përfshi edhe atë vetë) duhet të ndryshojë me sesionin e ri.
Sali Berisha ndërkohë u shpall “non grata” edhe nga Britania e Madhe. Berisha është shprehur se do ta apelojë vendimin duke hedhur akuza ndaj ambasadorit britanik në Tiranë .
Në aspektin partiak ai zhvilloi primaret në parti duke nxjerrë një listë jo surprizuese për zgjedhjet e ardhshme lokale. Primaret erdhën pas një përpjekje të dështuar me pjesën tjetër të njohur si grupi “Alibeaj” për të dalë me një listë të përbashkët kandidatësh
Këta të fundit janë kryesish kryetarë degësh të zgjedhur nga organet e nxjerra nga ‘Rithemelimi’ apo deputetë të grupit parlamentar që në prag zgjedhjesh do të duhet të japin dorëheqjen nga mandati, si Belind Këlliçi që garon për Tiranën, Luçiano Boçi që garon për Elbasanin dhe Zef Hila për Vaun e Dejës.
Edhe Enkelejd Alibeaj po zgjedh kandidatët e tij që figurojnë zyrtarisht si të PD-së.

Ilirjan Celibashi është shprehur se KQZ do të njohë vendimet e gjykatës për PD ndërsa vetë kjo e fundit nuk po flet.
Debati për PD ka si pikënisje një padi të Gazment Bardhit për bashkim statutesh të dy kuvendeve të thirrura nga Lulzim Basha (në kohën kur ishte kryetar) ndërsa saga e padive për të ardhmen e PD-së është e gjatë. Zgjedhjet ndërkohë nuk janë aq larg dhe Berisha ka paralajmëruar trazira nëse PD-ja i jepet palës tjetër. Në zgjedhje ai do të dalë me Ilir Metën. Ky i fundit riformatoi partinë që themeloi vetë (LSI) me një tjetër emër partie tashmë, Partia e Lirisë.
Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me PD për lokalet ku kandidatët do të jenë të PD-së ndërsa ai do të marrë drejtimin e këshillave bashkiak aty ku PL do të jetë përcaktuese për fitoren e të djathtës.

Për Ilir Metën si politikan pati një zhvillim politik po aq të rëndësishëm ku pretendohet përmes dokumentesh se ai ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Autoriteti i Dosjeve njoftoi Parlamentin se, pas një emaili anonim, ka hasur emrin e zotit Meta në dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, si denoncues i një ish shoku të klasës gjatë viteve të universitetit.
Për këtë arsye PS-ja miratoi një ligj në Kuvend që nuk e lejon atë të jetë më drejtues në politike apo në funksione të larta shtetërore.
Meta në anën tjetër ngriti akuzë penale për Autoritetin e Dosjeve me argumentin se emri i tij ishte i stisur qëllimisht porse organi i akuzës deri më tani nuk ka indicie që të fillojë hetimet për rastin në fjalë
Në kampin tjetër, atë të mazhorancës sa i përket konfigurimit politik nuk ka ndonjë risi. Është shkarkuar Arben Ahmetaj si zv-kryeministër dhe mbetet një debat i hapur i qeverisë me gjithë procedurën e ndjekur për inceneratorët për të cilën opozita dhe konkretisht PL ka depozitar disa padi në SPAK.
Përfundimi deri tani për PS është arrestimi i deputetit Alqi Bllako, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka vijon në burg dhe disa drejtorë në nivel bashkish.
Në dhjetor Prokuroria e Posaçme njoftoi dërgimin për gjykim fillimisht të cështjes së Elbasanit e më pas atë të Fierit me një total prej 26 të pandehurish, përfshirë pronarët në arrati, të kompanive përfituese të koncensioneve.
Ndaj ish ministrit Koka rëndojnë 3 akuza për secilin rast, nga shpërdorimi i detyrës, te korrupsioni dhe pastrimi i parave. Ndërsa për ish deputetin socialist, shpërdorim i detyrës si për Elbasanin dhe Fierin, dhe akuza për korrupsion në dy raste, për inceneratorin e Fierit.

Nga pikëpamja organizative brenda partisë apo përgatitjes për zgjedhjet, PS-ja nuk ka publikuar ende listën e kandidatëve, por disa emra i ka hedhur në opinion si Benet Beci për Shkodrën dhe Gledian Llatja për Elbasanin.
Është konfirmuar se Dritan Leli nuk do të rikandidohet për Vlorën ndërsa këtë fund vit PS përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, tha se synohet të fitohen të paktën 40 bashki zgjedhjet e ardhshme lokale.
Këtë vit për herë të parë në Shqipëri u mbajt një event i rëndësishëm për vendin tonë në aspektin ndërkombëtar. Fillim dhjetori, ajo organizoi Samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por atë ditë, Sali Berisha që kishte dalë në protestë kundër qeverisë u qëllua me grusht në mes të Bulevardit nga një qytetar i cili aktualisht ndodhet në burg.
Shqipëria u bë pre e sulmeve kibernetike këtë vit. Qeveria fajësoi Iranin duke sjellë edhe vendimin e fortë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Ndërkohë, Bashkimi Europian nisi zyrtarisht bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë, duke u mbajtur edhe konferenca e parë ndërqeveritare.
Shqipëria u ul këtë vit edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më një status të veçantë si bashkë-penëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara për çështjen e Ukrainës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje