Politike

Berisha me të rinjtë: Kemi pësuar katastrofë demografike. Për qeverinë, lajm i mirë se nuk janë vota për të

Në një bashkëbisedim me anëtarë të Departamentit Brain Gain & Ekselencës, kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se për qeverinë aktuale largimi i të rinjve është një lajm i mirë me argumentin se dobësohet fuqia protestuese dhe vota kundër saj.    

“Ka një raport jetik midis të ardhmes dhe rinisë. Midis të ardhmes dhe elitës. Në rast se ju vështroni sot shifrat demografike, ato janë tmerrësisht tronditëse.

Një komb që vetëm në hapësirën evropiane, humbet 740 mijë qytetarë, pa llogaritur të tjerë që janë larguar në drejtime të tjerë, jo Shengen.

Në historinë e luftërave, botërore apo civile, nuk gjendet asnjë komb tjetër që ka pësuar këtë katastrofë demografike që ka pësuar kombi shqiptar.

Polonia ka humbur 20 përqind të popullatës në Luftën Botërore. Shqipëria 31 përqind në 7 vite. Kjo jo nga tirania e mjerimit e vitit 1991, kur njerëzit nuk kishin kafshatën, por nga një agresion brutal i krimit, i drogës, i lidhjeve të qeveritarëve me krimin, drogën dhe vjedhjen e qeveritarëve.

Për këtë qeveri, largimi i të rinjve është një lajm i mirë, sepse dobësohet fuqia protestuese dhe votat kundër saj. Për vendin dhe kombin, kjo është absolutisht një katastrofë.

Dy gjëra rrënojnë më shumë se tjetër të ardhmen: mungesa e rinisë. E dyta, borxhi. Edhe borxhi është një barrë e tmerrshme”, tha Berisha.

Kreu i opozitës tha se PD do të mbështesë çdo iniciativë që synon krijimin e elitës së kombit.

“Ne do mbështesim shumë përpjekjet tuaja dhe nesër në pushtet ajo do materializohet me sukses të plotë. Sepse investimi në elitën e kombit është investimi më cilësor dhe më i rëndësishëm për të ardhmen e tij…”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë