Gazeta Si – Stuhia e Arktikut që goditi verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdon të zgjerohet dhe numri zyrtar i të vdekurve nga të ftohtit dhe bora intensive, aktualisht është 59 persona.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është nën akuzë, sepse gjatë emergjencës mori dy ditë pushime për 2-vjetorin e vdekjes së nënës së tij.






Rreth 37 vdekje kanë ndodhur në zonën Buffalo në shtetin e Nju Jorkut, epiqendra e krizës për të cilën presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, miratoi një gjendje të jashtëzakonshme.
Dekreti i nënshkruar nga presidenti, lëshon fondet federale dhe mobilizon Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.
Qarku Erie, në Nju Jorku, kryeqendra e qytetit të Buffalos pranë kufirit kanadez, raporton për 37 nga të paktën 59 vdekjet në gjithë SHBA-të të lidhura me stuhitë.
Sipas autoriteteve, njerëzit vdiqën sepse nuk kishin ngrohje në shtëpi në të ftohtin e acartë. Të tjerë janë gjetur të vdekur në makinat e tyre ose në rrugë.






Garda Kombëtare shkoi derë më derë në pjesë të Buffalos, shtetit të Nju Jorkut, duke monitoruar jetën e njerëzve të mbetur pa energji gjatë stuhisë më të fortë të dimrit në zonës në dekada dhe autoritetet kanë frikë se mund të gjejnë viktima të tjera në borën e shkrirë.
Ky mot jashtëzakonisht i ftohtë në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, është jashtëzakonisht i ashpër për njerëzit dhe gjithashtu për kafshët e egra.
Me një situatë kaosi në transport. Edhe pse Amerika orët e fundit po del ngadalë nga stuhia historike, ndikimi i saj vazhdon të ndihet në Buffalo dhe në aeroporte, me qindra mijëra pasagjerë që u janë anuluar fluturimet.
Ndërkohë, një pjesë e Ujëvarës së Niagarës ngriu për shkak të stuhisë së Arktikut. “The New York Post” nënvizon se fenomeni ka ndodhur vetëm pesë herë në histori.
Not even the great Niagara Falls was immune to the blizzard in western New York this week. Footage from Dec 27 shows the falls partially frozen, creating a uniquely scenic snowscape effect. 😲 pic.twitter.com/eG5czNUvRT
— NowThis (@nowthisnews) December 29, 2022
Për shkak të vëllimit të madh të ujit të derdhur, 3.160 tonë në sekondë, ujëvarat më të famshme në botë nuk mund të ngrijnë kurrë plotësisht.
E megjithatë, fotot e pjesëve të tyre të kristalizuara janë bërë virale në rrjetet sociale.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, i është dashur të mbrohet nga kritikat për mungesën e tij gjatë stuhisë së Arktikut që goditi qytetin.
“Pas 365 ditësh angazhim, vendosa të marr dy ditë për të reflektuar për nënën time”, e cila u nda nga jeta dy vite më parë, shpjegon Adams.
“Duke parë reagimin për dy ditët e mia jashtë qytetit, një gjë e tillë më alarmon. Meritoj edhe unë një punë të ekuilibruar dhe një jetë private gjithashtu. I meritova dy ditët e pushimit”, – vëren Adams.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje