Gazeta Si – Tragjedi në Kamboxhia, ku të paktën dhjetë persona humbën jetën nga zjarri i një hoteli-kazino në Poipet, një qytet në kufi me Tajlandën.
Sipas njoftimeve nga burime policore, flakët kanë përfshirë “Grand Diamond City Hotel and Casino” dhe kanë shkaktuar “dhjetë të vdekur dhe tridhjetë të plagosur”.
Imazhet dramatike që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë ndërtesën e madhe të përfshirë nga flakët.
Të plagosurit u transportuan në spitalet në provincën fqinje tajlandeze Sa Kaeo, tha një burim në Ministrinë e Jashtme të Tajlandës. “Autoritetet – shpjegoi ai – po përpiqen të kontrollojnë zjarrin edhe me ndihmën e makinave zjarrfikëse që vijnë nga Tajlanda”.
WATCH: #BNNCambodia Reports.
— Gurbaksh Singh Chahal (@gchahal) December 29, 2022
At least 10 people were killed and 30 others injured in a massive fire at the Grand Diamond City casino-hotel in Poipet, Cambodia on the border of Thailand on Thursday. #Cambodia #Fire #accident pic.twitter.com/SFutBUaXjr
Bilanci mund të jetë i përkohshëm, shumë njerëz që janë hedhur nga dritaret në përpjekje për të shpëtuar veten.
Zjarri, i cili kishte rënë në katin e parë të hotelit, u përhap me shpejtësi në katet e tjera për shkak të tapetit me të cilin janë mbuluar dyshemetë e hotelit.
Sipas raporteve të policisë, rreth 400 njerëz punojnë në “Grand Diamond City”. Në momentin e rënies së zjarrit brenda godinës ndodheshin edhe shtetas të huaj.
Ka shumë kazino në kufirin me Tajlandën dhe janë veçanërisht të njohura me klientët tajlandez që nuk mund të luajnë në vendin e tyre për shkak të kufizimeve.






Muajt e fundit, disa zjarre kanë rënë në lokalet e natës dhe shumë shpesh për shkak të mosrespektimit të rregullave kryesore të sigurisë.
Gushtin e kaluar, një zjarr në një klub nate pranë Pattaya turistike, Tajlandë, mori 26 jetë, kryesisht të rinj që merrnin pjesë në një festë.
Një muaj më vonë, 32 njerëz vdiqën kur flakët shpërthyen në një bar karaoke në periferi të Hô Chi Minh, Vietnam.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje