Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar samitin mes Ukrainës dhe Bashkimit Europian me 3 Shkurt në Kiev. Zelenskyy diskutoi detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit, ka njoftuar zyra e tij e komunikimit.
“Palët diskutuan rezultatet e pritshme të samitit të ardhshëm Ukrainë-BE që do të mbahet më 3 shkurt në Kiev dhe ranë dakord të intensifikojnë punën përgatitore”, thuhet në deklaratë. Udhëheqësit folën për furnizimin e armëve “të përshtatshme” dhe një program të ri ndihme financiare prej 18 miliardë eurosh për Ukrainën.
Zelenskyy gjithashtu ka kërkuar që kësti i parë të dërgohet këtë muaj. Nëntorin e kaluar, BE-ja nisi Misionin e Ndihmës Ushtarake të Bashkimit Evuropian në mbështetje të Ukrainës (EUMAM Ukraine) për të vazhduar mbështetjen kundër luftës së vazhdueshme ruse.
Për më tepër, Këshilli miratoi një masë ndihme në kuadër të Mjetit Europian të Paqes (EPF) me vlerë 16 milionë euro për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Ukrainës nga EUMAM Ukraine. Muajin e kaluar, BE hapi rrugën për t’i dhënë Ukrainës ndihmën “megadeal” që përfshinte miratimin e një norme tatimore globale minimale prej 15%./France24
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje