Gazeta Si – E sigurt është se Agjencia Kundër Pastrimit të Parave të Greqisë i ka kërkuar Panamasë të verifikojë nëse ka transferta parash nga Katari në llogaritë bankare të Eva Kailit dhe familjes së saj, pasi dyshohet se ish zv. presidentja e Parlamentit Evropian ka fshehur 20 milionë euro në vendin e Amerikës Qendrore.
Avokati i Eva Kailit i quan “shpifje”, ndërsa eurodeputeti Andrea Cozzolino është të dorëzojë mandatin.
Kërkesa e kreut të Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, Charalampos Vourliotis, i cili tashmë kishte ngrirë asetet e familjes Kaili, daton në datën 29 dhjetor, kur nisi të qarkullonte lajmi se 20 milionë euro kishin derdhur në bankën Bladex në Panama në dy llogari në emër të Eva Kailit.
44-vjeçarja greke u arrestua më 9 dhjetor në hetimin për ndërhyrjen e dyshuar të Katarit dhe Marokut në Parlamentin Europian, ndërsa babai i saj Alexandros dhe nëna e saj Maria Ignatiadou, morën nga 4 milionë në llogari të tjera.
Paratë erdhën nga Doha, thuhej në rrjetet sociale. Ekzistenca e llogarive ishte mohuar më 21 dhjetor nga Bladex, e cila e kishte përcaktuar informacionin si “të rremë”, duke qenë se banka, e cila u ofron shërbime vetëm bankave të tjera ose kompanive të rëndësishme, nuk ka asnjë “fond” të referueshëm në një “mënyrë direkte ose indirekte” për njerëzit e përfshirë në hetim.
“Falsiteti i këtyre transfertave hipotetike është vërtetuar përtej çdo dyshimi”, kishte këmbëngulur avokati i Kailit, Michalis Dimitrakopoulos.
Pas arrestimit në flagrancë të saj dhe babait të saj që po largohej me 600 mijë euro cash, eurodeputetja greke e Pasokut nuk mund të mbrohet nga imuniteti deri në kërkesën për gjykim.
Në vend të kësaj, zyra e prokurorit federal në Bruksel iu desh t’i kërkonte Parlamentit të hiqte mbrojtjen për deputetin e Campanias, Andrea Cozzolino, i pezulluar nga Partia Demokratike, dhe për kolegun e tij italo-belg nga grupi S&D Marc Tarabella, i përfshirë në hetimin për organizatë kriminale, korrupsioni dhe pastrim parash.
Në aferën “Katargate”, emri i Cozzolinos vihet në pah nga prokuroria federale në Bruksel dhe nga gjyqtari hetues Michel Claise.
Me ndihmësin e tij Francesco Giorgi dhe Antonio Panzeri, ish-këshilltari i fuqishëm nga Campania do të ishte pjesë e “ekipit”, në gjendje për të ndikuar në orientimin politik të socialistëve dhe demokratëve në favor të Katarit dhe Marokut.
Dokumentet flasin për lidhje mes Cozzolino dhe shërbimeve sekrete të Marokut, gjithashtu nëpërmjet ambasadorit të Rabatit në Poloni Abderrahim Atmoun, nga i cili dyshohet se merrte, pretendon Claise, urdhra që vinin nga Yassine Mansouri, kreu i agjencisë Dedg, i cili gjithashtu dyshohet se është takuar personalisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje