Bota

Masakër me armë zjarri në Utah në një familje, mes 8 viktimave edhe 5 fëmijë

Gazeta Si – Tetë anëtarë të një familjeje, duke përfshirë 5 fëmijë, u qëlluan dhe u vranë me armë zjarri në qytetin Enoch në jugperëndim të Utah në SHBA.

Ka qenë policia ajo që ka zbuluar trupat, të cilët ndodheshin të gjithë brenda shtëpisë, gjatë kontrollit të kryer pas një denoncimi.

Enok është një qytet i vogël me 8000 banorë, rreth 400 km nga Solt Lake City. Kryebashkiaku Rob Dotson foli në emër të komunitetit: “Viktimat ishin shumë të njohura në komunitet, të cilët tani janë të pikëlluar, duke ndier dhimbjen e humbjes dhe duke kërkuar përgjigje”.

Dotson siguroi se më shumë detaje mbi masakrën do të publikohen sapo të ketë informacion të besueshëm.

“Ne ndoshta do të kuptojmë diçka brenda një ose dy ditësh, – tha ai, – ndërkohë të gjithë mund të lutemi për ta”.

Hetimet vazhdojnë, por akoma nuk ka një panoramë të qartë të asaj çfarë ka ndodhur duke mos pasur asnjë të dyshuar të lirë.

Zyrtarët akoma nuk kanë dalë në një konkluzion se kur kanë ndodhur vdekjet apo çfarë i ka shkaktuar të shtënat. Po ashtu, ende nuk është specifikuar marrëdhënia mes familjarëve të vrarë.

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, u shpreh i pikëlluar për ngjarjen përmes një postimi në Twitter. “Zemrat tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Ju lutemi lutuni për komunitetin e Enokut”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë