Politike

Ilir Meta: Të parët për korrupsion, 2023 do të jetë viti i ndryshimit  

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nënvizon këtë fillim viti se 2023 do të jetë viti i ndryshimit.

Sipas tij, Shqipëria është vendi i parë në kontinent për korrupsion dhe po aq edhe për nivelin e varfërisë.

“Indeksi i rritjes së korrupsionit ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë. Falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në kontinent dhe rajon ndaj jemi të parët edhe për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë të dy të tretave të popullsisë për të përballuar jetesën. Vetëm Ndryshimi, ç’kapja e shtetit dhe rivendosja e Llogaridhënies lufton varfërinë dhe rikthen shpresën për familjet shqiptare! 2023, vit i ndryshimit!”, shkruan Meta në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë