Edi rama ka konfirmuar disa kryebashkiakë që rikandidojnë për zgjedhjet e 14 majit gjatë turit të takimeve që zhvilloi në fundvitin e shkuar.
Por deklarata e fundvitit e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, la të kuptojë se në Elbasan do të garojë për një mandat të dytë kryetari aktual i bashkisë, Gledian Llatja, ndërsa Shkodra me Benet Becin.
Por në një prononcim për MCN, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla që mbulon zonën e Fierit ka lënë qartazi të kuptoje se Armando Subashi është emri tjetër që do të rikonfirmohet për këtë bashki.
“Bashkia Fier është një bashki model në Shqipëri. Puna e bërë në këtë bashki është mbresëlënëse. Pasi kalova nga Elbasani në Fier, e kam shkelur çdo cep dhe kam pasur mundësi ta ndjek ndër vite dhe mund t’ju konfirmoj që në bashkinë Fier kryhet një punë serioze në shërbim të komunitetit dhe Subashi ka një meritë të pazëvendësueshme”, tha Balla.
Armando Subashi ka qenë në qendër të kritikave të opozitës dhe konkretisht LSI-së për inceneratorin e Fierit për të cilin vete Subashi raportoi rreth pesë orë në SPAK pak kohë më parë. Por në dosjen përfundimtare të hetimit të SPAK emri i tij nuk u përfshi ndryshe nga disa drejtorë drejtorish në varësi të tij. Pas mbylljes së dosjes për inceneratorin e Fierit dhe çuarjen e çështjes për gjykim Monika Kryemadhi ngriti pyetjen se pse Subashi nuk ishte pjesë e listës që sipas saj është po aq fajtor sa vartësit e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje