Gazeta Si – Ushtria e Koresë së Jugut konfirmoi se një dron i Koresë së Veriut ka hyrë në zonën e ndalim-fluturimit rreth zyrës presidenciale. Ky është një inkursion i rrallë që ndodhi muajin e kaluar, por që ishte mohuar nga zyrtarët.
Tensionet në Gadishullin Korean u rritën vitin e kaluar, teksa Koreja e Veriut kreu teste të armëve pothuajse çdo muaj, përfshirë edhe testimin e raketës balistike ndërkontinentale më të avancuar deri më tani.
Penhiani më 26 dhjetor dërgoi pesë dronë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut. Ky ishte incidenti i parë i këtij lloji në pesë vjet, duke shtyrë Seulin që të kundërpërgjigjej duke ngritur në qiell avionët luftarakë.
Ushtria e Koresë së Jugut veçse ka kërkuar falje, pasi dështoi që të rrëzonte dronët, pavarësisht se zhvilloi një operacion prej pesë orësh.
Ushtria koreano-jugore u arsyetua se dronët “ishin shumë të vegjël”, prandaj nuk mundi që t’i rrëzonte.
Seuli vazhdimisht kishte mohuar raportimet se dronët kishin hyrë në zonën kyçe të ndalim-fluturimit, të njohur si P-73, që përfshin qiejt mbi zyrën presidenciale të Koresë së Jugut.
Një zyrtar i ushtrisë, tha se hetimi ka gjetur se “një dron i armikut” ka kaluar mbi pjesën veriore të zonës së ndalim-fluturimit.
Megjithatë, javën e kaluar, ushtria e Jugut tha se Veriu “nuk ka arritur të marrë informacione të rëndësishme” përmes inkursionit me dronë.
Gjatë vitit 2022, Koreja e Veriut raportohet se ka testuar mbi 70 raketa, përfshirë edhe një raketë që kishte flutuar mbi Japoni./REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje