Gazeta Si – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar uljen e armëve në Ukrainë për disa orë. Armëpushimi zgjat nga mesdita e 6 janarit deri më 24:00 të 7 janarit, për të festuar Krishtlindjet ortodokse.
Lajmi është bërë i ditur nga Kremlini. Në Ukrainë ndërkohë ‘paqen e Krishtlindjeve’ të propozuar nga Rusia e kanë quajtur një hipokrizi. Ky është qëndrimi që ka mbajtur këshilltari i presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak.

Më parë ai kishte mbajtur të njëjtin qëndrim edhe ndaj kishës ortodokse ruse, duke e konsideruar kurth ‘paqen e Krishlindjeve’. “Deklarata e kishës ortodokse ruse për paqen e Krishtlindjeve është një kurth cinik, një element propagande”, – ka shkruar në Tuiter Podolyak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje